Ohh po pse? Jonida Vokshi zbulon që në mëngjes lajmin e trishtë

Moderatorja Jonida Vokshi prej ditësh po përflitej për një shtatzëni.

Por vetë Jonida e cila ka qenë sot e ftuar në emisionin e mëngjesit në TCH i ka mohuar këto lajme që janë publikuar duke thënë se një gjë kaq të bukur, kur të ndodhte do ta bënte dhe vetë publike për mediat.

“E kam parë që ka dalë në portale, por nuk është e vërtetë. Kur të kem diçka të tillë do ta them dhe për publikun, pasi një gjë kaq e bukur nuk mund të mbahet e fshehtë”, u shpreh Vokshi.

Kujtojmë se Jonidën do e shohim shumë shpejt në ekranin e “Top Channel”, si pjesë e jurisë së shoë-t me talente të reja “Top Talent”, ndërsa prej disa kohësh është duke e ndarë jetesën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës.