“Oj nanë po na hanë shtrigat…”, Mirakaj tregon torturat: Nuk e harroj kujën e fëmijëve…

Dëshmia e tij ka tronditur mbrëmjen e sotme.

Dëshmi rrëqethëse vijnë nga i mbijetuari i Kampit të Tepelenës, Simon Mirakaj.

Mirakaj në rrëfimin në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, rrëfen rreth vuajtjeve të nënave që shihnin fëmijët e tyre të torturoheshin.

 

“Mbaj mend dy fëmijë të cilët u shtrinë barkas nën tela për të gjetur ndonjë frutë, gorricë ose dardha. Në momentin që fëmijët u ngritën u pikasën nga policia.
Policia i kapi fëmijët dhe i lidhi në një shtyllë. I mbajti gjithë natën deri në mëngjes. Ata qanin të dy sepse i vendosnin afër çezmës dhe aty frynte. Edhe sot e kam kujën e tyre në vesh kur thërrisnin “Oj nanë po na hanë shtrigat”, pohoi Simon Mirakaj.