OKB paralajmëron frikshëm/ Popullata e Shqipërisë në rrezik, shumë shpejt do të…

Sipas OKB deri në fund të këtij shekulli, popullsia e Shqipërisë pritet të bjerë ndjeshëm.

Pikërisht në mbyllje të tij, në vitin 2100, Shqipëria do të jetë e parafundit në Ballkan sa i përket numrit të popullsisë. Kjo e fundit do të tkurret në mënyrë të tillë që do ta pozicionojë vendin tonë të parafundit, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.

Kjo parashikohet në një raport të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në bazë të projeksioneve të OKB-së për popullsinë globale, në vitin 2100, popullsia shqiptare do të jetë rreth 1 milion banorë, më pak sesa projektohet të jetë popullsia e Bosnje Hercegovinës, madje edhe ajo e Maqedonisë së Veriut.

Kosova nuk është pjesë e këtyre projeksioneve, pasi nuk është anëtarësuar ende në OKB. Serbia gjithashtu do të përballet me një rënie drastike të popullsisë brenda këtij shekulli. Por nëse popullsia në Serbi është parashikuar të përgjysmohet nga 8 në 4 milionë, popullsia e Shqipërisë do të reduktohet me një ritëm akoma më të madh. Në vitin 2100, Shqipëria parashikohet të ketë 1 088 000 banorë.

Raporti ‘The Ëorld Population Prospects 2019: Highlights’ është hartuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Ekonomike (DESA) në OKB.