“Oligarkët duan para”/ Nuk i ndahet shpirti nga PPP-të, zbulohet skan.dali i radhës i Edi Ramës

Ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, ka qenë një ndër temat kryesore për të cilën është debatuar mes kryeministrit Edi Rama dhe shumë qytetarëve shqiptare.

Edi Rama po tregon ditë pas dite se vendimin për bllokimin e koncesioneve përmes ofertave të pakërkuara, e kishte thjeshtë dhe vetëm për të fituar kohë.

I gjendur nën breshërinë e goditjeve pas skandalit të shpërthyer me tenderat e falsifikuar të lotit të parë të Unazës së re dhe interkoneksionit Burrel-Peshkopi, ku kompania “DH Albania” pas të cilës qëndronte Bashkim Ulaj falsifikoi deri vulën apostile amerikane, Rama bëri sikur u tërhoq.

Por tërheqja e kryeministrit ishte sa për sy e faqe dhe për të përballuar valën e akuzave, pasi filloi përsëri që përmes koncesioneve me PPP-të e fshehura apo diku dhe të hapura të “doroviste” oligarkët klientë të tij.

Ndërkohë që para disa ditësh ka dalë tërësisht hapur, duke e lënë sërish në fuqi PPP-në.

Kështu, Parlamenti ka djegur përfundimisht afatin për miratimin e projektligjit që do të ndalonte ofertat e pakërkuara të koncesioneve, duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti.

Drafti i cili është miratuar në komisionet parlamentare prej më shumë se katër muajsh duhet të miratohej edhe në seancë plenare, për të hyrë në fuqi.

Por kur kanë mbetur edhe vetëm dy seanca deri në mbylljen e këtij sesioni parlamentar, miratimi i projektligjit është lënë jashtë kalendarit të punimeve të Kuvendit, duke e djegur në këtë mënyrë përfundimisht hyrjen e tij në fuqi në datën 1 korrik.

Ndalimi i koncesioneve me oferta të pakërkuara, kërkohet publikisht prej më shumë se një viti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili i ka etiketuar ato si një risk të madh destabilizimin e financave të shtetit.

Pas presionit konstant të FMN por dhe të Bankës Botërore, në janar të këtij viti qeveria miratoi projektligjin dhe e dërgoi në kuvend.

Drafti u votua sipas kalendarit të parashikuar në të dy komisionet përgjegjëse si atë të Ekonomisë ashtu dhe në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Por menjëhërë pas kësaj ecurie të mirë legjislative, ligji u pezullua duke u lënë jashtë axhendës së Parlamentit deri në djegien e afatit 1 korrik.

Zyrtarisht mazhoranca nuk ka dhënë asnjë arsye se pse e ka pezulluar ligjin e kërkuar me ngulm nga FMN, por burime brenda saj thonë se djegia e afatit të ligjit nuk është i rastësishëm.

Mos hyrja në fuqi e ligjit në datën 1 korrik ashtu siç ishte parashikuar i jep qeverisë të drejtën që të vazhdojë të japë koncesione me oferta të pakërkuara te privatët, ku nga projektet më të përfolura janë dhe ai i rrugës Tiranë- Durrës e Thumanë-Rrogozhinë, me vlerë gati gjysmë miliardi euro.

Oligarkët klientë të Ramës janë mësuar me lekë dhe kryeministri nuk i lë “thatë”./Pamfleti.net