Olta Gixhari habit fansat, lë Shqipërinë, zbulon “magjinë” që do përjetojë pas pak, surpriza e madhe që na pret

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka qenë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku është gjendur përballë pyetjeve të fëmijëve se nëse ka dëshirë të lindë një fëmijë, ajo u përgjigj pozitivisht.

Më tej, Alketa Vejsiu e ka pyetur nëse e ka gjetur “fatlumin” dhe Olta me një buzëqeshje në fytyrë u shpreh se e ka gjetur. Ajo ka treguar planet për shtimin e familjes, duke rrëfyer se dëshiron të ketë një vajzë dhe një djalë.

“E keni gjetur fatlumin?”, është pyetur aktorja, e cila e ka pohuar. Më pas Alketa Vejsiu vuri re unazën në dorën e saj dhe e ka e pyetur nëse është nga partneri.

“Pak a shumë, në ato ujëra jemi”, u përgjigj Olta, duke treguar se ajo dhe partneri po mendojnë të martohen.

Olta tha se ai ka një ekonomi mesatare dhe jo i pasur, duke u shprehur se ka zgjedhur dashurinë në vend të parave. Gjithashtu, shtoi se partneri i saj nuk është artist, pasi nuk do lidhej kurrë me një të tillë.

 “Po. Mendoj se kam rënë në një gjendje shpirtërore shumë të rehatshme dhe në një lumturi do të thosha unë. Është me flokë, as brun, as biond. Për mua ka shumë rëndësi të bie në dashuri, sepse nuk jetoj dot me të se fillon më bezdis mënyra si ha, mënyra si i jep makinës, më jep stres të madh. Nuk dua ta stresoj veten time. Jam duke jetuar me një djalë që është me ekonomi mesatare dhe që përpiqemi t’ia dalim të dy dhe ndihmojmë njëritjetrin. Nuk është artist, nuk do lidhesha asnjëherë me një artist”, tha ajo.