Olti Curri nuk përmbahet ndaj bashkëshortes së Veliajt: Fustan 1800 dollarë, ndërsa njerëzit…

Olti Curri duket se ditën e sotme ka vendosur të kapet me bashkëshorten e Erion veliajt, e cila së fundmi ka nisur një fushatë të promovimit të fustaneve të shtrenjta.

Bloggeri ka postuar një artikull të gazetës Shqip, ndërsa ironizon me të, duke u shprehur se përtej problemeve të jetës së përditshme njerëzit duhet të shqetësohen edhe për fustanin e zonjës Veliaj.

Ai shkruan:

Gjate kohës qe jeni ne trafikun e Tiranes i shkaktuar nga sheshi-parking Skënderbe, ndërsa po thithni tymin e makinave që per shkak të bllokimit te sheshit për te bere 1 kilometer duhet të bejne 20 minuta rruge, ndërsa shikoni betonin që duket se po na gropos te gjalle, ndërsa shihni kllounë artiste qe promovojnë fundin e Tiranës, ishallah gjeni kohe te lexoni këtë shkrim te gazetës se pavarur Shqip, plotësuar edhe me disa info utilitare për koston e nje fustani te vajzës klas. Se klasi ka kosto, nuk mbahet me pensionin e vjehrrës apo kursimet e fiqve.
Një fustan kushton 1.865 dollare, po gjithe garderoba ?
Apo gjyshja qe qendisi dikur fustanin kopjo te D&G ka kopjuar edhe këtë? Atëhere gjyshja duhet hetuar për falsifikim markash luksi😉 ose te me kopjoje edhe mua një pale kepuce Prada nr 44…