Operacion i jashtëzakonshëm/ Arratisja spektakolare nga bur.gu i Athinës, kapet edhe shqiptari i dytë

Ata ngritën në këmbë gjithë Greqinë kur vendosën që të arratiseshin nga bur.gu.

Katër shqiptarë alarmuan autoritetet greke, pasi mundën të arrati.seshin nga bur.gu Petru Rali në Athinë. Të katër personat konsiderohen si të rrez.ikshëm dhe për këtë arsye policia është vënë në alarm. Njëri prej tyre u arr.estua nga policia, mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë mësohet se edhe të dytit i janë vënë prangat pak kohë më parë. Ai ishte i paarmatosur, ndërsa tentoi t’i ikte me vrap policisë. Referuar mediave greke, i arrat.isuri i parë akuzohet për vras.jen e një 30-vjeçari dhe plagosjes së vëllai të tij. Ai u transferua në këtë burg, pasi ishte problematik.

Shqiptari i dytë akuzohet për grabitjen e banesës së këngëtarit, Lefteris Pantazis në prill të 2018-ës, ku morën 1000 euro dhe ora me vlerë 150 mijë euro. I treti është ishte i përfshirë në përleshjen e marsit të 2018-ës në burgun e Koridalos, ku u vra një i burgosur grek.

Dy nga 4 shqiptarët e arratisur janë identifikuar. Bëhet fjalë për Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani. Kujtojmë këtu se 4 shqiptarët u arratisën sot në 4 të mëngjesit dhe ndodheshin në burgun e transferimit.

Ata thirrën rojët, ndërsa njëri prej tyre u shtri në tokë, duke bërë si i sëmurë. Shqiptarët kërcënuar rojet me mjete të mprehta të improvizuara, më pas i morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda. Më tej ata përdorën një furgon policie, për të dalë nga ambientet e burgut.