Operacion i madh policor, prangat gati për trafikantët

Një operacion policor është në zhvillim e sipër. Raportohet se krimet e Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillojnë një operacion të gjerë kundër trafikimit të jashtëligjshëm të njerëzve.

Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se kanë marrë pjesë dhe agjencitë franceze dhe amerikane, të cilat kanë qenë të pranishme dhe në operacione të ngjashme të këtij lloji.

Nuk dihet ende nëse ka të arr*stuar apo jo, por në orët në vijim bëhet me dije se do të ketë të prangosur.

Dyshimet se personat e shpallur në kërkim tashmë kanë ndihmuar që përmes falsifikimit të dokumenteve kanë ndihmuar emigrantë ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar duke synuar vendet e perëndimit.