Operacion për kapjen e një personi të rrezikshëm, kishte 4 emra, ishte fshehur në Shqipëri pasi kishte bërë…



Arrestohet një i ri i dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë b.urgim për veprën penale “Grup k.riminal me qëllim shfrytëzim p.rostitucioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”. Bëhet fjalë për një 44 vjeçar me 4 identitete.



Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë.



“Bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.