“Ore hape derën më ndihmo se kam pësuar atak paniku”, ngjarja e rëndë në një pallat në Tiranë me personin VIP



Gazetari Ervin Kurti ka treguar një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur një mikes së tij, vetëm para pak javëve, kur vendi ishte i izoluar nga pandemia.



I ftuar në “Ftesë në 5”, Kurti tha se mikesha ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe kur kërkoi ndihmë nga fqinji, ai nuk e hapi derën nga frika e Covid.



“Se ka ndodhur me një mikeshën time para disa javësh që pati një atak paniku, i ra derës së komshiut në 12 të natës e ai nuk e hapte se kishte frikë nga koronavirusi.

“Ore hape derën më ndihmo se kam atak paniku”, i tha ajo.

“Nuk mundem”.

Këtë gjë ma tha në telefon pas dy ditësh, e aty mendova që duhet të njihen komshinjtë”, tha gazetari.