“Ore s’kam ndërmend të dëgjoj ty unë”, Ylli Rakipi i bën të papriturën Taulant Ballës

Debat i ashpër mes Taulant Ballës dhe Ylli Rakipit.

Shkak është bërë vendimi i presidentit.

Teksa Balla e quajti aktin e Metës të paprecedent, ndërhyri gazetari Rakipi i cili i kërkoi ti tregonte se kush e vendoste që akti i Presidentit ishte antikushtetuese.

Ama sërish Balla vazhdoi të fliste dhe kërkoi që gazetari të mos e ndërpriste, çka që ky i fundit ta kundërshtonte dhe më shumë duke i thënë se nuk kishte ardhur të dëgjonte socialistin sepse më mirë kishte parë ndeshjen e Shqipërisë.

PJESË NGA DEBATI NË EMISIONIN ‘DRITARE ME RUDINËN’:

Balla: Presidenti ka kryer një akt të paprecedent. Të lutem mos më ndërpre

Rakipi: Jo të ndërpres së s’ do të dëgjojmë ty

Balla: Po prit të mbaroj

Rakipi: Po s’ do të dëgjomë ty se ke një orë, më mirë shikonim ndeshjen

Balla: Po më thuaj se të përgjigjem

Rakipi: Po s’ na ka thirrur këtu (i drejtohet moderatores Rudina Xhunga) të dëgjojmë fjalimin tënd
Kush e thotë që akti i presidentit është antikushtetuese

Balla: Ja se ta shpjegoj unë

Kujtojmë se në këto çste Kombëtarja shqiptare po zhvillon një ndeshje me Moldavinë në Elbasan Arena për Eleminatoret e Europianit 2020.