Orë të vështira, natë e sikletshme, shpëtohen 111 persona, ministrja Xhaçka jep detajet

Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.

111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh.

Kjo ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.