Oreksi vjen duke ngrenë/ Socialistët i përgatisin ‘suprizën’ Voltana Ademit, kryebashkiakja në hall të madh

Nje tjeter skenar surprize duket se do ta prese Voltana Ademin dhe bashkine Shkoder pas permbylljes se muajit te trete te vitit. Socialistet kane programuar qe te rishikojne buxhetin nese rezultatet nuk jane te frytshme, bejne me dije burime per shkodraneës. Diktimi i pare qe do te vije nga performanca ne terren me investimet dhe i dyti nga nevojat qe do te kene disa sektore, mes tyre nuk perjashtohet “gropa” Vllazni. Deshtimi me privatizimin dhe percaktimi i vetem 450 milion lekeve, qe jane te pamjaftueshme, do ta detyrojne keshillin te rishohe shperndarjen e tyre. Por nuk eshte vetem kjo, pasi nje tjeter loje eshte ajo me orientimet qe keshilltaret e majte duan ti japin investimeve ne zona te caktuara, ku edhe ato po punojne te luajne me influencen. Voltana Ademi bashkepunoi me to per te arritur miratimin e buxhetit dhe kete e beri duke ju plotesuar orekset te majteve, por sic thote nje shprehje e vjeter, oreksi vjen duke ngrene, edhe ne kete rast socialistet po hidhen ne sulm te perfitojne sa me shume. Kryebashkiakes ne detyre i shkon per shtat te qendroje ne loje sepse ajo kerkon ne mundesine me te pare rikandidimin, e duke bashkepunuar per te mos i deshtuar asnje pike, ajo mban veten te forte. Por natyrisht qe skenaret e rishikimit te buxhetit dhe cdo nderhyrje mund te beje me te brishta investimet dhe vete punen e bashkise Shkoder, e cila edhe 2019 e mbylli me deshtim, pasi realizimi i te ardhurave nuk shkoi me shume se 70%. Ne gjithe kete loje te nisur mes paleve ku te gjithe duan te dalin te fituar, faturen ne kurriz e mbajne qytetaret taksapagues, qe ne terren po shohin perhere e me pak investime dhe mireqenie./ShkodraNeës