OSBE urdhër urgjent qeverisë: Plotësoni standartet evropiane ose…

Përfaqësuesi i OSBE-së, Harlem Desir ka nxjerrë një analizë për Projektligjin e Shërbimit të Medias në Shqipëri.

Përfaqësuesi shprehet se AMA nuk mund të vendosë gjoba apo bllokime, sepse nuk mund të jetë zëvendësuese e sistemit gjyqësor.

‘Kjo masë mund të merret vetëm në raste shkeljesh të rënda. AMA nuk duhet të bllokojë përmbajtjet e publikuara. Është e nevojshme të plotësohen standartet europiane’, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Përfaqësuesi gjithashtu tregoi se ‘duhet të krijohet një mekanizëm i duhur i apelimit dhe rishikimit përpara gjyqësorit si mbrojtje për botuesit dhe qytetarët. Në rrethana të tjera, masat e tilla duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja’.

Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me “bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afë