‘P.l.umb ballit, ishte shaka, por…”, zbardhet dëshmia disa orëshe e djalit që kërcënoi Ramën

“Do të të fus p l u mbin ballit!”. Ky ishte mesazhi që shkoi në adresë të Kryeministrit Edi Rama dhe ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit afro 5 ditë më parë.

Autori i këtij mesazhi, është identifikuar shpejt, por në mungesë të një adrese të saktë të tij, janë dashur disa orë për të zbuluar vendndodhjen.

Dje, në media qarkulloi edhe fotografia e personit të dyshuar, i cili, sipas burimeve konfidenciale, quhet Andrea Kurti, me origjinë nga Puka dhe banues në një shtëpi me qira në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Vetë i riu ka deklaruar se e gjitha ishte një shaka mes shokësh, që, sipas tij, e nxitën për t’i shkruar Kryeministrit.

Nëse dëshmia e tij është e vërtetë apo jo, kjo nuk dihet ende, edhe pse ai tashmë është lënë i lirë. Kurti, pas dëshmisë dhe verifikimeve, ka dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, edhe pse kjo mund të jetë ndonjë taktikë e Policisë.