P.las në PS/ Zbardhen debatet e ashpra mes Majkos dhe Ramës në mbledhje qeverie

Per nismen e te ashtuquajturit Shengeni Ballkanik ka pasur ne fundjave takime mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit iu bashkua një bashkëbisedimi me gazetarët nga ku dha kete mesazh:

“Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të heqim kufirin. Jemi dy shtete të vogla, duhet të bëjmë gjëra me dialog dhe me zgjuarsi Ne duhet të shohim interesin tonë si shqiptarë. Duke u mbyllur dhe duke mos çuar përpara bashkëpunimin rajonal ne humbasim shumë. Kosova është e ftuar, të gjithë shtetet janë  të ftuara. Kosova më parë është ulur në tryeza. Në bashkëpunimin tim me Kosovën nuk ka ngërç, për mua të paktën nuk ka”.

Por, kundër takimit të Ohrit kanë qenë të gjithë politikanët me përvojë, në Shqipëri dhe Kosovë.

Nuk behet fjalë pËr opozitën, por për bashkëpunëtorët e tij. Burime të dosja.al thonë se në kryesinë e Partisë Socialiste dhe në mbledhjen e qeverisë, ka patur një debat jo shumë të moderuar mes Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. Ish- Kryeministri gjatë luftës në Kosovë e ka quajtur këtë një lëvizje të gabuar, që dëmton interesat e Kosovës dhe që i jep pikë vetëm propagandës serbe për fqinjësi të mirë.

Debatet kanë qenë të ashpra edhe për faktin se Rama nuk ka pranuar të marrë mendimin e Majkos. Ministri i Diasporës, qe ndodhet në Bruksel këto ditë, ka qenë ne dilemë nëse duhet të bënte një deklarim publik kundër takimit të Ohrit.

Nuk ka qenë vetëm Majko. Politikanët e Kosovës njëzëri i kanë shprehur Kryeministrit të Shqipërisë kundërshtimin e vendosur ndaj nismës së Shengenit Ballkanit dhe takimit të Ohrit. Shpjegimi i Hashim Thaçit, aleatit më të ngushtë të Ramës në Kosovë, ishte qëndrimi më i moderuar ndaj aktivitetit që Kryeministri po bën, pa u konsultuar as brenda dhe as jashtë vendit.

I gjendur në këtë situatë, Rama e pa me vend të dilte kundër të gjithëve, improvizoi edhe një konferencë shtypi vetëm me mediat e Tiranës që të sulmonte të gjithë dhe t’u dilte përpara deklaratave kundër takimit të Ohrit.

Ajo që mbetet për t’u parë këto ditë, është qëndrimi i tij ndaj Pandeli Majkos. Në pritje të takimit të dhjetorit në Durrës, debatet mes Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, pritet të shtohen dhe të sjellin ndoshta një ndarje të madhe.