Pa.nik dhe fr.ikë te hajdutët, KLSH zbarkon në Shkodër, kontroll tenderave të…

Kontrolli i larte i shtetit pritet te nise nje hetim te thelluar ne institucionet e Shkodres per te monitoruar shpenzimet dhe veprimtarine e tyre pergjate muajve te pandemise. Burime per shkodraneës bejne te ditur se ky hetim vjen i iniciuar nga shpenzimet e larta e te pajustifikuara qe kane bere nje pjese e institucioneve ne fjale, duke nisur keshtu nga bashkia Shkoder, disa institucione shendetesore etj. Pritet qe ekspertet e KLSH te verifikojne te gjitha tenderat e celur ne agjensine e prokurimeve publike, faturat konkrete dhe firmat qe kane kryer zbatimin pas fitimit te tenderit. Gjithashtu pritet qe te hetohen te gjitha nderhyrjet e kryera ne terren sa i perket dezinfektimit, si dhe paralelisht materialeve higjeno – sanitare. Shkodra ka prej javesh te tera qe megjithe rastet e shtuara te te infektuarve me koronavirus, nuk ka asnje proces dezinfektimi te rrugeve apo shesheve, te institucioneve, si dhe ne tregje, aty ku fluksi i levizjeve eshte i larte. Madje ne keto te fundit jane stakuar plotesisht edhe pse parate per tu blere dhe instaluar u shpenzuan. Te gjitha keto detaje bazuar edhe ne denoncimin e bere tek KLSH, kane nxitur kete te fundit te veproje e te behet gati per te nisur hetimet. Pritet qe nje proces i tille pas Shkodres te shtrihet edhe ne bashki te tjera te qarkut, si Malesi e Madhe, Puke, Vau Dejes apo Fushe Arrez. Rezultatet ne fund pritet te jene surprizuese duke patur parasysh faktin qe ne loje jane leket e taksapaguesve shkodrane.