Pa.nik në autostradën Tiranë-Elbasan/ Shp.ërthen në fl.akë autobusi me 30 pasagjerë

Një autobus është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja regjistruar rreth orës 23:00, ku mësohet se në autobus kishte edhe 30 pasagjerë.

Mësohet se një person ka mbetur i lënduar, por jo për shkak të flakëve, por pasi teksa po tentonte që të largohej me shpejtësi, ka marrë dëmtime në këmbë. Si pasojë, autostrada është bllokuar në njërin prej akseve.

Shkak mendohet se është bërë një manovrim i gabuar e shoferit, i cili drejtonte autobusin e linjës Tiranë-Elbasan me targa AA 739 GM. Ai është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje për të zbardhur të plotë ngjarjen. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për shuarjen e flakëve.