Paaftësia deri në dhimbje e një kryebashkiakeje që po i vjedh zhvillimin dhe të ardhmen një qyteti. Shihni ç’ka katranosur



Bashkia Shkoder vijon të dështojë në rrugën e saj për të finalizuar planet e detajuara vendore, që i hapin rrugë zhvillimit të metejshëm të qytetit dhe nuk mbajnë peng ndertimet e reja. Në një kohë kur shumë qytete po përjetojnë krizë në fushën e ndërtimit dhe bashkitë po luajnë me politiken e thithjes së investimeve, në Shkoder ndodh e kundërta me burokracitë dhe paaftësinë e saj, Voltana Ademi u mbyll dyert bizneseve.



Për të dëshmuar më së miri se deri në cfarë pike shkon ky dështim i pushtetit vendor, është kjo kërkese e ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë si dhe agjensisë për planifikimin e territorit që mban datën 22 Janar 2020. Aty i kërkohet bashkisë Shkoder të plotësojë dokumentat e planit të detajuar vendor (PDV) për njësinë strukturrore SH009.UB, që i bie ne qendrën e qytetit. E si kjo kërkese, e njëjta i është bërë edhe për disa zona të tjera ku ka interes zhvillimor, por prej muajsh të tërë që prej miratimit të planit të përgjithshëm vendor të Shkodres, bashkia nuk ka qënë e aftë të përmbyllë këtë detyrim, duke zvarritur cdo gjë. Shkodranews në shkresën e siguruar konstaton se kërkesa që i bëhet bashkisë në këtë rast konstaton këto mangësi:



1. Disa mungesa në Dokumentet e Planit të Detajuar Vendor për njësinë strukturore SH009.UB Bashkia Shkodër, referuar: i. Legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, në fuqi.

2. Dokumenti i PDV-së nuk detajon mënyrën e zbatimit të ‘Programit të Intensitetit të Ndërtimit me Kusht’.

3. Kufijtë e dy nënnjësive strukturore, 3 dhe 4, nuk janë një kufi i vetëm i mbyllur (si 3-shi, ashtu edhe 4-a) dhe nuk identifikohen në mënyrë unike në territor. Në rast pamundësie për të detajuar ‘Programin e Intensitetit të Ndërtimit me Kusht’, për arsye që lidhen me vendimmarrje të organeve të tjera, atëherë parashikimet për përdorimin e këtij instrumenti zhvillimi duhet të hiqen nga përcaktimet e PDV-së, sepse konsiderohen të parakohshme. Udhëzojmë në vijim plotësimin e Dokumentit të PDV-së për njësinë strukturore SH009.UB Bashkia Shkodër, sipas Raportit të Vlerësimit Teknik, i cili do t’ju dërgohet me e-mail. Mbetemi në dispozicion për t’ju asistuar më tej.

Qartazi kuptohet se ministria e linjës dhe agjensia e planifikimit janë të gatshme të asistojnë edhe në ndihmë, për Ademi nuk e do ndihmën, por luftën me qeverinë, duke mbajtur “peng” zhvillimin e Shkodres, vetëm e vetëm që të ketë më pas argumenta imagjinarë për të sulmuar politikisht. Në fakt detyra e një bashkie është të veprojë e bashkëpunojë me këdo për ti dhënë zhvillim qytetit, e jo të krijojë barriera e pengesa të kota që nuk i shërbejnë askujt, as vetë Ademit që me paaftësine e saj në 4 vite e ka zhytur Shkodrën në një krizë të thellë ekonomiko – sociale./ShkodraNews