Pafytyrësia politike/ ‘Kameleoni’ Voltana Ademi, nga “Rama – Meta kane maru” në mbështetëse e Presidentit

Transformimi i Voltana Ademit eshte surprizues. 4 vite me pare nga sheshi qendror i Shkodres te gjithe e pane se si ne mbyllje te mitingut elektoral ja mori kenges “Rama – Meta” kane maru, kane maru. Sot kur vitet kane kaluar, sic eshte kthyer ne mode, pafytyrsia politike kthehet ne mode, kryetarja e bashkise nuk ka vonuar te beje avokaturen e Ilir Metes, qe si president me mosdekretimin e dates se zgjedhjeve te pjesshme per Shkodren po e mban ne detyre Ademin. Jo vetem po i del ne krah presidentit, po ndjek linjen e tij, por edhe i dergoi punonjesit e saj ne mbeshtetje te tubimit te thirrur nga Ilir Meta. Sepse pafytyrsia politike dhe interesi personal jane me kryesoret se asgje dhe sot armiku Ilir Meta, eshte miku president nen “masken” kushtetute, e prandaj opozita njezeri duhet te kerceje vallen e tij me qellim qe te mund te perfitoje e te realizoje endrren 7 vjecare te slloganit Rama ik. Kryetarja e bashkise e ka domosdoshmeri ta ndjeke kete linje, sepse asaj i duhen per lojrat e saj te gjitha keto veprime, prandaj ndersa ndiqte nga zyra e vet mitingun, pasi vete nuk denjoi te shkoj, nuk kishte se si te mos pikaste edhe ato pak punetore qe me detyrim percaktim i kishte derguar ne kryeqytet. Tashme Voltana Ademi nuk surprizon me dhe luften per pushtet e ka mbi cdo gje, ashtu si rendesine e karriges, qe per te mbetet zgjidhje mbi zgjidhje, e per sa kohe te flitet per te, ajo Meten do ta kete te “shenjte”, pa pyetur se cfare tha deri dje per te. Opozita e kerceu me se miri vallen e kushtetues ne sheshin qe deri dje ka dale vete per te “rrezuar” qeverine.