Paguan hotelin sa qimet e kokës, çifti i sapomartuar merr lajmin e h.idhur sapo shkon të flejë

Një çift të dashuruarisht që sapo ishin martuar, mbetën të befasuar dhe pa para pasi u refuzuan nga stafi i hotelit sepse nuk kishin marrë me vete kartat e ID pas mbrëmjes së dasmës.

Emma Hulligan kishte rezervuar një natë qëndrimi në Hotel Britannia Adelphi në Liverpool për të dhe burrin e saj me parat e dhuruara për dasmën nga prindërit e saj.

25-vjeçarja tha që ajo siguroi rezervimin përmes telefonit dhe iu tha që ajo mund të paguante 136 £ kur të bënte check-in.

0_Devastated-bride-and-grooms-wedding-night-ruined-after-being-turned-away-from-the-Adelphi

Ndërsa çifti mbërriti, ajo veshur me fustanin e bardhë dhe burri me kostumin e zi të dasmës, stafi i hotelit u tha atyre që nuk mund të qëndronin sepse nuk kishin asnjë mjet identifikimi.

Cifti, i cili nuk i kishte telefonat me vete por vetëm një çantë të vogël që nëna e Emës e kishte përgatitur, nuk kishin zgjidhje tjetër përveç që të ktheheshin në shtëpinë e prindërve të tyre pas ditës së tyre të veçantë.

0_Devastated-bride-and-grooms-wedding-night-ruined-after-being-turned-away-from-the-Adelphi (2)

E stresuar dhe e mërzitur, Ema u përpoq të kontaktonte me një menaxher dhe vetëm 10 ditë më vonë, asaj iu tha që do të marrë një rimbursim dhe do t’i kërkohej falje.

Ajo tha: “Na ka kushtuar gjithato para për një natë që ne as nuk e shijuam. Hoteli më kontaktoi sot për të thënë se u vinte keq dhe se mund të më ofrojnë mua dhe burrin tim një natë në një nga hotelet e tyre me ulje çmimi”.