Pak orë para protestës, Basha bën thirrjen e fortë

Ditën e shtunë, opozita e bashkuar ka lajmëruar zhvillimin e protestës së radhës para kryeministrisë. Por kjo do bëhet pasdite.

Nëpërmjet një video të postuar në facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha, i bën edhe njëherë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen tubimit.

“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”, shkruan kreu i PD-së.