Pak para 2 Marsit zbulohet çfarë po bën Voltana për Ilir Metën, po i lan borxhin që…

Në 2 Mars tubimi i thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta, nën ftesën e një “Beselidhje të re” ka vënë në lëvizje edhe opozitën e bashkuar. Si partia demokratike ashtu edhe lëvizja socialiste për Integrim prej ditësh kanë nisur punën për të mbledhur sa më shumë njerez në shesh, madje duke ju rikthyer kohës së protestave të opozitës, ata po bëjnë listat për pjesmarrjen. Nën zë thuhet se Meta i ka kërkuar angazhim maksimal Bashës, ndërsa nuk bën përjashtim bashkëshortja Kryemadhi me partinë qe vetë presidenti formoi.

E kjo lëvizje nuk kishte si të linte jashtë liste edhe Shkodrën, qytetin që opozita ka mbështetur në gjithë këtë kohë aksionet dhe protestat e saj. Burime për shkodranews thonë se partia demokratike ka nisur angazhimin në bazë të urdhërit të Bashës, për të dërguar sa më shumë njerëz në Tiranë atë ditë. Takimet e drejtuesve lokale në këto ditë kanë këtë fokus, por ndryshe nga protestat e opozitës, ato nuk do të jenë me publike shifrash, apo ekspozime, pasi i është lënë motos qytetare.

Përjashtim nga ky angazhim nuk bën as bashkia Shkoder dhe vetë titullarja Ademi, e cila duke ja shpërblyer Ilir Metes qëndrimin në zyrën e kryebashkiakes, ka vendosur të dërgojë vartësit në shesh, për të shprehur mbështetjen e saj ndaj kësaj nisme, si dhe për të dalë edhe njëherë tjetër haptazi kunder qeverisë Rama. Megjithëse nuk flitet për shifra nga Shkodra të njëtat burime thonë se synohet të shkojnë sëbashku me Malësinë e Madhe, Vau Dejesin dhe Pukën mbi 4 mije qytetare në këtë tubim të madh që do të mbahet në sheshin qëndror të kryeqytetit shqiptar.