Pak para zgjedhjeve, kryeministri Rama i zgjat dorën opozitës: Të merremi vesh…



Pjese nga fjala e Rames: Janë ata që dëmtohen, ata që paguajnë, ata që rrezikojnë t;’i mbyllet biznesi dhe janë ata të parët që duhet të refuzojnë.



Nga ana tjetër kur mendon që presidenti, babai i kësaj familjeje, garanti , është i pari që jep shembullin katastrofik. Nga ana ime, unë iu kujtoj çdo ditë kolegëve që nuk na duhen ato që humbasim nga kontakti me më shumë se 10 vetë përballë me shëndetin e njerëzve. Në djall vafshin të gjitha. Prandaj vetë nuk bëj asnjë moment kapërcime të kësaj vije . Se di si mund të reazlizohet në këtë hapësirë shumë të ngushtë njerzillëku në këtë arenë politike. Të paktën forcat kryesorë që janë në garë të merren vesh çfarë do bëjme dhe sesi do ja bëjmë deri me 25 prill. Çdo shtrëngim masash do të interpretohet si një reagim diktatorial i Edi Ramës për të marrë pallatin e brigatave dhe për t’u shtrirë në krevatin e perandorit.



Pra, nëse s’ka vetëdije njerëzore, politike, qytetarë, nëse s;ka vetëdije nga ata që medek përfaqësojnë njerëzit, atëherë mund ta shkruash masën dhe mund të mos funksionojë dhe është më keq. Jemi duke e diskutuar dhe të shohim nëse gjejmë rrugë. Po diskutojmë me komitetin e ekspertëve dhe me ekspertë të tjerë për këto masa.Le të flasin dhe aktorët e tjerë të kemi një ide të përbashkët sesi do të zhvillohet kjo fushatë.