Pak përpara se të lërë karrigen, Voltana hap tenderin 41 mln lekë për kontenierë mbeturinash

Shkodra po noton çdo ditë në mbeturina, e ku situata sa vjen dhe njeh vetëm përkeqësim, por Voltana Ademi nuk ndalet se hapuri tendera, vetem e vetëm për të përfituar deri në qindarkën e fundit, përpara se të lërë karrigen e qytetares së parë.

Së fundmi ajo kërkon që përmes një fondi prej 41 milion lekësh të blejë kontenierë të ri për mbeturinat, megjithëse nuk po arrin të pastrojë as këto që ka funksional. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë nga qendra në periferi për të kuptuar se si gllabërohen taksat e shkodranëve për pastrimin, pa ju ofruar as shërbimin me minimal.

Me rritjen e temperaturave rreziku bëhet më i lartë, pasi një ndotje e tillë mund të bëhet premisë për përhapje të epidemive. Por kjo pak e shqetëson kryetaren e bashkisë, që më të rëndësishme ka tenderat dhe aferat korruptive me firmat që nënkontrakton, duke i favorizuar edhe pse japin një shërbim më shumë se skandaloz.

Nga një sondazh i kryer në qytet, në bazë të anketimeve, pjesa më e madhe e familjeve, mbi 70% pranojnë se shërbimi është përkeqësuar në raport me rritjen e taksës. Tashmë “sheikja” Ademi ka nevojë për para sepse po i afron fushata dhe aspiron të ketë një mandat të dytë, prandaj nuk ndalet se çeluri tendera, e aplikuar për lloj – lloj kontratash, vetëm e vetëm që edhe qindarka e fundit të mos i mbese pa u shfrytëzuar.

Natyrisht që duke luajtur lojën politike për diskriminim nga qeveria të Shkodres, e në krahun tjetër duke dalë me administratën e saj në protesta, ajo nuk ka sesi të mendojë e punojë për qytetin, edhe pse për këtë gjë u vendos 4 vite më parë në atë karrige. Dështimet e njëpasnjëshme që ka njohur në këto vite në krye të bashkisë, janë as më shumë dhe as më pak mësimi i fortë që duhet edhe vetë partia demokratike të nxjerrë, nga një drejtuese që shkatërroi plotësisht një qytet./ShkodraNews