Pakt të fshehtë Rama-Basha?! Vjen përgjigja e fo.rtë nga PD

Aludimet se ekziston një pakt i fshehtë Rama-Basha po turbullon shumë ujërat në politikën shqiptare. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili në një intervistë të dhënë sot e ka mohuar në mënyrë kategorike.

“Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy individëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen. Pra, do të duhet të jetë një zgjidhje e tillë që e fut Shqipërinë në një rrugë që të gjithë e dëshirojmë, anëtarësimin në BE”, thekson Bardhi.