“Pakti i dj.allit”/ Voltana Ademi po tradhton PD-në, marrëveshje të fshehta me socialistët

Pakti i djallit! Kështu mund te quhet pa frike ai qe Voltana Ademi po nderton me keshillin e ri bashkiak te dale pas zgjedhjeve te 30 qershorit, nje proçes qe ajo nuk la rast la e sulmuar dhe cilesuar ilegjitim. Por gjerat duket se ndryshuan pas doreheqjes se Valdrin Pjetrit sepse ajo me shpejtesi nuk vonoi te tradhetoj partine demokratike e vete kryetarin Lulzim Basha me cdo strukture, e te ulej ne pakte te fshehta me socialistet, kjo vetem e vetem per hir te karriges se pushtetit. Burime per shkodraneës bejne me dije se Ademi edhe pas mbledhjes se pare, ka vijuar paktet e fshehta me socialistet per mbledhjen e radhes, ate te 9 tetorit. Madje me shume gjasa ajo kete here do te jete vete ne ate keshill, per te relatuar e per tu dhene pergjigje pyetjeve te cilat do te ngrihen aty. Nje tjeter variant eshte qe ne rast te pamundesise se saj, te dergoje nenkryetaret, por Ademi tashme e ka shtrire doren e bashkepunimit. Mesohet madje se demokratja qe me gjasa do te rrije ne ate karrige edhe per disa muaj, e ku do te kaloje edhe projektbuxhetin e 2020, ka nisur te loboje per votat pro qe te mos deshtoje ne miratimin e tij. Megjithate ne kete pike do te jete vendimi politik i PS qe do te vendose dhe jo emrat e pervecem qe takon Ademi, apo qe tenton tu premtoje kallepe nga torta e tij. Ajo e di me mire se askush se per buxhetin partia qe komandon keshillin do te kerkoje te dergoje uje tek mulliri i saj dhe jo tek loja e kryebashkiakes qe sot eshte bere pale me ata qe deri dje i sulmonte e ju kujtonte bllokaden blu, qe sot nuk dihet se cfare ngjyre ka marre./ShkodraNeës