Pamela Anderson nuk njeh moshë, çmend fansat me linjat e saj (Foto)

Do ngelet gjithë jetën një femër joshëse dhe provokuese në maksimum, pavarësisht se koha ecën.

Është 51-vjeçare, por Pamela Anderson vazhdon të jetë një prej femrave më seksi në botën e showbizit.

Roli i saj në Baywatch, një prej serive më të famshme televizive në botë, e bëri Pamelan yll të madh, sikurse edhe pozat e saj përvëluese për revistën erotike për meshkuj, Playboy.

Ndërkaq, lidhjet e saj (ka qenë e martuar me Tommy Lee dhe me Kid Rock) bënë që jeta e saj të jetë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut.

Pamela ka fituar vëmendje edhe falë punës së saj si aktore në filma, edhe falë një kasete që e shfaqte atë duke bërë seks me burrin, por edhe falë angazhimit si aktiviste për të drejtat e kafshëve.

Për nder të një prej zonjave më të mëdha të Hollivudit, jua rikujtojmë më poshtë disa prej fotografive më të nxehta të Pamela Andersonit.