Pamje +18 deri tek ëmbëlsirat në formën e organeve, ky është vendi që synon të çlirojë njerëzit nga tabutë

Me sa duket disa tabu do marrin fund

Koreja e Jugut është duke u përpjekur të heqë tabunë që kanë njerëzit ndaj marrë-dhënieve sek-suale. E themi këtë, pasi në ishullin Jeju që ndodhet pikërisht në Korenë e Jugut është ndërtuar një park i dedikuar i gjithi atyre.

Në këtë park janë vendosur statuja, për të cilat mund të thuhet se kanë pamje + 18. Kjo gjë është bërë për të hequr turpin që njerëzit kanë, kur flasim për ketë teme, por edhe për të qenë më të lirë.

Në këtë park shikon statuja me vajza të zhveshura, çifte në pozicione provokuese, por madje ka edhe ushqime në formën e organit gjenital të mashkullit.

Deri më tani me mijëra turistë kanë shkuar në këtë ishull vetëm për të vizituar parkun.

Presidenti i këtij ishulli ka thënë për ‘’BBC culture’’: Parku synon të ndihmojë njerëzit të kuptojnë se natyra marrëdhënieve është diçka për të cilën nuk duhet të kemi turp dhe tabu. Është edhe për ata që adhurojnë marrëdhëniet seksuale.’’