Pamje fantastike, bora e parë zbardh vendin



Kjo fundjave dhe java qe vjen eshte parashikuar me zbritje temperature si dhe me reshje shiu dhe debore ne Shqiperi.



Nderkohe ne Kosove ka nisur te zbardhe bora e pare. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se ne Kosove do te kete nje mot te ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell, vendet malore si Brezovica kanë marrë një pamje tjetër, duke u mbuluar nga bardhësia e borës.



Përveç Brezovicës, bora e ka mbuluar edhe Shalën e Bajgorës.

Sipas këtij Instituti temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.