Pamje fantastike që s’duhen humbur, shikoni zbulimin e fundit arkeologjik. Ja ku janë gjetur



Një zbulim i ri arkeologjik ka befasuar sërish botën. Së fundmi është zbuluar një dyqan ushqimesh dhe pijesh, i cili ka shërbyer si një “fast food” rruge gati 2 mijë vite më parë.





Banaku u gjet gjatë gërmimeve në Pompei, qyteti që u godit nga një shpërthim vullkanik në vitin 79 pas Krishtit dhe u ruajt nën metra të tëra hiri. Në dyqanin e zbuluar dallohen dy rosa të varura nga këmbët, një gjel, një qen i lidhur dhe të gjitha duken sikur janë pikturuar në 3D. Banaku i zbuluar nga arkeologët, në atë kohë njihej me emrin termopolium dhe shërbente ushqime dhe pije të nxehta. Ai u gjet në vendin e parkut arkeologjik Regio V, i cili nuk është ende i hapur për publikun.

Po ashtu u gjetën gjurmët e ushqimit gati 2,000-vjeçar në disa kavanoza të thellë, të vendosur mbi banak. Ishte zakon i pompianëve që të konsumonin jashtë ushqim dhe pije të nxehta. Drejtori i Parkut Arkeologjik Massimo Osanna ka thënë se viztorët do të kenë mundësi ta shikojnë nga afër dyqanin ushqimor gjatë Pashkëve.

Punimet e javëve të fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe të gjithë mjedisin e tavernës, me banakun e saj të zbukuruar në mënyrë të hollë dhe në formë L dhe vazot me mbetjet e ushqimit dhe pjatat e gatuara që pompianët i konsumonin në rrugë. Po aq i rëndësishëm është zbulimi i mbetjeve të dy burrave dhe skeleti i një qeni. Një nga viktimat, një burrë  rreth të 50-ve ishte shtrirë në një ahur në pjesën e pasme të dhomës dhe mund të kishte vdekur nga shembja e papafingos. Mbetjet e tjetrit u gjetën në një vazo të madhe dheu, përveç njërës këmbë që ishte afër banakut.

Restaurimi është ende në proces dhe puna vazhdon edhe në laboratorë, ku analizat do të shoqërohen nga të tjera për të mësuar përmbajtjen e enëve të mëdha prej balte dhe për të pasur më shumë informacion mbi eshtrat e viktimave.