Pamje irrītuese, shikoni si tallen institucionet shtetërore me shkodranët



Çdo ditë në raportimet e saj ministria e shëndetësisë bën thirrje që të shmangen grumbullimet dhe të respektohen rregullat për të frenuar përhapjen e Covid 19.



Por nga ana tjetër vetë institucionet shtetërore po i shkelin këto rregulla, duke shkaktuar grumbullime masive të qytetareve përpara dyerve të tyre. Në Shkoder janë disa të tilla që po e bëjnë, madje me vëtëdije të plotë, e duke u bërë jo vetëm burim i përhapjes së virusit, por edhe shkaktare të rrezikimit serioz të jetës së qytetareve.



Fillimisht filiali i postës shqiptare me të moshuarit të cilët presin me orë të tëra përpara dyerve për marrjen e pensionit, e tashmë prej dy ditësh edhe drejtoria e transportit rrugor. Radha e qytetareve përpara sporteleve të këtyre institucioneve është dëshmia më e mirë e dështimit të tyre në menaxhimin e situatës, por edhe e papërgjegjeshmërisë së titullarëve për të parandaluar këtë gjë.

Ministria e shëndetësisë dhe komiteti teknik kanë zgjedhur të heshtin, e po ashtu edhe policia e shtetit që nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur të tilla pamje. Pritja e qytetareve me orë të tëra në grumbullime, ku një pjesë e tyre edhe pa maska, janë një mine me sahat për vetë rrezikun që ka Covid 19, i cili po shkakton dhjetra raste të reja e viktima cdo ditë në vendin tonë.

Në të tilla situata, një shtet normal do të duhej të ndërhynte vetë për të shmangur grumbullimet, që vijnë jo për faj të qytetareve, por të eksperimenteve që bën administrata e tij. Minimalisht do të duhej të kërkohej falje e qytetarët të toleroheshin disa ditë për mos pagesat e taksave në rastin e makinave, deri kur sistemi të riparohej, e në krahun tjetër tek pensionet të behej dergimi në shtëpi sipas rregullave që i kanë shumë vende të BE-së. /ShkodraNews