Pamje përrallore, këngëtarja shqiptare festë të çmendur në karantinë

Këngëtarja Morena Taraku feston sot ditëlindjen. Karantinimi nuk e ka penguar të organizojë një festë përrallore ndonëse në ambiente shtëpie.

Ajo ka publikuar pamje të ndryshme nga festa në Instastory duke zbuluar torten, dekorimin e vendit, dhuratat e shumë të tjera. Që në mesnatë Morena e ka pritur ditëlindjen me fishekzjarre.

Në tortën e madhe me çokollatë të zbukuruar nga lulet, është shkruar “Gëzuar ditëlindjen King MT”. Tavolina është mbushur plot me ushqime dhe shampanjë.

Për të ndezur atmosferën mikeshat e saj kanë kërcyer me veshje të veçanta, si dhe kanë kënduar.

Po ashtu Morena ka treguar dhe dhuratat, nga trëndafilat e kuq deri te varset e shtrenjta.