Pamje që therin/ Ja si përcillen viktimat nga ko.ronavi.rusi drejt banesave të fundit, Video na përloti

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 174 persona të prekur nga COVID-19 ndërsa 6 të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e ko.ronavi.rusit. Ajo që është edhe më e dhimbshme nga gjithë kjo situatë, ka të bëjë me përcjelljen e viktimave drejt banesës së fundit.

Që prej 9 marsit, numri i qytetarëve që merr pjesë në ceremoni mortore është shumë i reduktuar, sa ka edhe raste kur kufomat i shoqërojnë një ose dy persona shumë të afërm.

Në rastin që rastisi gjatë vëzhgimit, u konstatua se vetëm personat e stafit të kompanisë funerale dhe dy familjarë të një viktime ishin të pranishëm.

Gazetari Sokol Dema raporton se e njëjta gjë ndodh edhe në ceremonitë e martesave ku lejohen të marrin pjesë vetëm çifti dhe dy dëshmitarë.

Video te linku më poshtë:

https://www.facebook.com/taulajm.eu/videos/2807122342702948/