Pamje tr.onditëse, tërmeti shemb fakultetin e Gjeologji Minierës

Duhet të ishte godina më e fortë në Tiranë për vetë faktin që aty studiohen edhe lëkundjet sizmike, por godina e Fakultetit të Gjeologji Minierës ka rezultuar më e goditura nga tërmeti që go.diti këtë pasdite Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

Pamjet në Fakultetin e Gjeologji Minierës janë apokalitike.

E gjithë fasada është shembur dhe ka rënë në oborrin e përparmë të godinës duke dëmtuar plotësisht edhe makinat që ndodheshin aty.