PAMJET/ BMW-ja super luksoze bëhet copa,aksident i fr.ikshëm

Një aksident i i frikshëm raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një makinë tip “BMW”, është përplasur me një bordurë në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa ka marrë para edhe një taksi. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy persona.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte “BMW-ja”. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.