Pamjet brenda shtëpisë së Marsidës, polici i vrau ish të dashurin, një darkë e pambaruar që mbeti në mes, njolla gjithandej…

Keto jane fotot e reja nga banesa ku ndodhi ngjarja e rende nje nate me pare ne Kavaje.

Ato tregojnë se çfarë la pas sherri që përfundoi me një viktimë, një të plagosur dhe dy të arrestuar në Kavajë, në banesën e shtetases Marsida Qatja, në lagjen numër 2 të qytetit, pak pas mesnate.

shpia1

Një darkë e pambaruar mbi tavolinë, njolla gjaku në pllaka, batanije të hedhura përtokë dhe divani i pasistemuar, si pasojë e asaj që duket se ka qenë një përleshje ajo që i parapriu më pas krimit.

shpia2

Policia sqaroi se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Ka qene Dritan Haxholli, viktima i cili per motive xhelozie, ka qelluar mbi policin pasi e gjeti ne shepine e Marsidës, me te cilen kishte pasur nje lidhje dashurie te perfunduar pak jave me pare.

shpia3shpia4

Ne kushtet e vetembrojtjes sqaron policia, shefi i sigurise ne Burgun e Durresit, Bledar Toci, ka qelluar duke e lene te vdekur ne vend Haxhollin.

Marsida Qatja
Marsida Qatja

Por ne pranga ra pervec autorit, policit te burgjeve qe akuzohet per vrasje me dashje, edhe vellai i tij pasi “gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit”, vellait te policit, sqarojne blite.