Pamjet e frikshme, si ndodhi dje aksidenti që shkaktoi 3 viktima dhe la të plagosur vajzën e re

Këto janë pamjet dramatike të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Në këtë video shihet momenti nëna me dy vajzat, 21 dhe 15 vjeç, kalon rrugën dhe më pas makina u shkon drejt tyre, përplaset me tabelën e karburantit dhe i merr para, viktimën 46 vjeçare dhe njërën nga vajzat, 21 vjeçaren.sss

Shoferi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhen në sediljen e parë kanë mbetur po ashtu viktimë, ndërsa të lënduar kanë mbetur vajza 21 vjeçare dhe pasagjeri që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Tre të rinjtë kishin marrë një automjet me qira, për të udhëtuar drejt Tiranës ku do të festonin ditëlindjen e drejtuesit të mjetit.

Viktimat: Vilson Cara, 24 vjeç, drejtues i mjetit, Lumturie Demrozi 46 vjeç dhe Gentian Belba 23 vjeç.