Pamjet e rënda nga Spitali, situata serioze, pacient me tubat e oksigjenit në hundë. Mjekët ngrenë alarmin: Kjo sëmundje…



Vijon të jetë serioze dhe e rënduar situata në Spitalin Infektiv. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.



Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e kryeinfermieres e cila kujdeset për një person të sëmurë dhe bën apel për kujdes.



Ajo iu referohet mjekëve të cilët thonë se kjo sëmundje është tinzare dhe plot të papritura.

POSTIMI I PLOTE

📍SPITALI INFEKTIV

Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv.

Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri🙏🏼 Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

↔️Respekto distancën

😷 Vendose maskën

🧼Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive

🤜#COVID19🤛