Pamjet e rralla në makinën që përdorte Enver Hoxha, shikoni detajet b.ombastike, nuk i kishte asnjë njeri gjatë asaj kohe



Dalin pamjet e rralla te makines qe ka perdorur diktatori Enver Hoxha për disa raste të veçanta. Bëhet fjalë për një makinë “Mercedes-Benz” të prodhuar në vitin 1966 dhe për kohën ka qenë një nga mjetet më luksoze dhe të shtrenjta të kohës.



Një mrekulli inxhinierike e konsideruar nga ekspertët. Është prodhuar me porosi dhe e personalizuar. Makina e diktatorit ka një lartësi tejet të madhe në pjesën e prapme. Timoni është ndër më elegantët për kohën. Çdo gjë është e veshur me inoks, diçka e rrallë për kohën. Midis tyre ka kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi.
Makina ka të regjistruara 14 mijë kilometra. Madje Blendi Fevziu solli në pah një detaj interesant, që Hoxha asokohe i ka hipur shumë pak.



Pjesa më interesante është ku ulej Hoxha. Aty kishte perde, ndërsa ai nuk ulej prapa truprojës siç ndodh zakonisht, por prapa shoferit. Makina kishte hapjen e xhamit si dhe shtyrjen e sediljeve me buton, diçka që është e rrallë edhe për makinat ditën e sotme.

Mjeti kishte mundësinë për një tavolinë ku diktatori mund të shkruante. Edhe pjesa e bagazhit është interesante. Brenda ka gomën rezervë, një gomë që sipas legjendës nuk është ndërruar kurrë.

Makina është prodhuar në afro 25 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makine serie. Nuk është një makinë e blinduar, por një version i një limuzine për shkak të gjatësisë. Mjeti është pronë e shtetit shqiptar.

makina7makina6makina5makina2makina4makina-3

Për herë të fundit makina është përdorur për ku ka mirëpritur grupin legjendar ‘Scorpions’./tvklan.al