Pamjet se si familjarët e dosjes “Lazarati” kapen me gazetarët para gjykatës (video)

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda ka sjellë reagim të ashpër të familjarëve të dosjes “Lazarati”. Ata kanë sulmuar gjyqtarët dhe gazetarët, ndërsa policia ka ndërhyrë me vonesë.

Tension dhe dhunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë me vetëm dy ndryshime të vogla, kanë reaguar duke e kundërshtuar me dhunë.

Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se gjithashtu janë dhunuar dhe ofenduar edhe gazetarët. Një gazetare është goditur njëri nga familjarët e grupit të Lazaratit.

Per te pare videon klikoni KETU