Pandeli Majko kryeministër? Deklarata e fortë: Kanë nisur përgatitjet

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari duke folur për protestën e 16 marsit, të shtunën, tha se qytetarët do të marrin fatet e tyre në dorë për të larguar qeverinë Rama.

I ftuar në emisionin “45 Minuta”, pyetur nëse Pandeli Majko, do të ishte njëri nga emrat që do të pranohej për të drejtuar qeverinë tranzitore nëse arrihet konsensusi politik, Brahimllari u shpreh:

“Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare përderisa artikulohet. Mund të them se dy tre denoncime të Kryemadhit dy-tre muaj më parë u vërtetuan. Nga 16 marsi fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. Brenda PS ka socialistë shumë të ndershëm, mjafton që të ikë Rama. Unë nuk flas në emër të LSI-së. Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama”.