Panik tek banorët, gjenden tre predha në qytetin e Vlorës

Banorët janë vënë në alarm.

Tre predha janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Vlorës.

Mësohet se dy prej predhave janë gjetur ditën e djeshme nga banorët në fshatin Panajtë cilët njoftuan menjëherë policinë.

Policia dhe forcat xheniere ka mbajtur nën vëzhgim zonën dhe më pas u bë edhe çaktivizimi i tyre. Sipas xhenierëve predhat e gjetura datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë një tjetër predhë është konstatuar në fshatin Vodicë mesditën e ditës së sotme nga një banorë i zonës i cili po punonte tokën. Pas raportimeve forcat xheniere kanë shkuar edhe në fshatin Vodice dhe kanë çmontuar predhën e radhës.