Para 4 ditësh humbën prindërit në aksident, sot vjen lajmi bombë për jetimët e vegjël

Ishte një aksident në të cilën u përfshi shoferi i një motori, 34-vjeç dhe gruaja e tij 27-vjeçe. Nga ajo ditë ata nuk jetojnë më, duke lënë jetimë katër fëmijë. Burrë e grua ikën nga kjo botë më 10 mars, në aksin rrugor Dibër-Maqellarë. Gentjan e Klodiana Karazajmi, ishin duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur me një makinë tip ‘Benz’.

Sot katër ditë pas aksidentit fondacioni Fundjavë Ndryshe ka bërë thirrje për ndihmë për katër fëmijët jetimë të çiftit që humbi jetën në aksident.

POSTIMI I PLOTË I FUNDJAVË NDRYSHE

Dhimbje e madhe! Urgjente!

Ditën e dielë ka ndodhur një aksident në Peshkopi ku humbi jetën një çift, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 – 28 vjeç.

Për të mos mjaftuar kjo dhimbje e madhe, prindërit kanë lënë 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç.

Familja jeton në varfëri ekstreme, në Peshkopi. Nisur nga ky rast, i shprehim ngushëllimet familjes dhe nisim fushatën për një shtëpi për familjen. Këto ditë të vështira jemi pranë tyre. Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë tepër të vështirë.

Të bëhemi bashkë të gjithë për tja lehtësuar sadopak dhimbjen!