Para dy vitesh i v.diq i shoqi, shuhet gruaja e shkrimtarit të njohur

Është n.darë sot nga jeta Sadije Agolli, gruaja e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Mësohet se f.rymën e fundit, ajo e dha në repartin e Neurologjisë në QSUT, ku ishte shtruar pasi pësoi një h.emoragji c.erebrale.

Sadije Agolli u sh.ua në moshën 76-vjeçare. Në shkurt të dy viteve më parë u sh.ua edhe shkrimtari i madh, në moshën 85-vjeçare.

Sadija nuk ishte vetëm bashkëshortja e të madhit Agolli, por njëherazi lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira. Një dashuri e bukur 52-vjeçare.

Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Sadije Agolli në një intervistë për Report Tv, thoshte se ende jetonte me kujtimet e tij, me veprat, porositë e personazhet aq të dashura për lexuesin. Tha në atë kohë se kjo mund të ishte intervista e saj e fundit që fliste kaq gjatë.