Para me helikopter nga qielli/ Guvernatori i bankës thotë çfarë parashikon skenari i fundit nëse dështon…

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë teksa foli për përballjen e ekonomisë shqiptare me krizën e shkaktuar nga Pandemia tha se deri më tani është operuar me likuiditet nëpërmjet sistemit bankar.

Ndërsa sa i takon printimit të parasë, guvernatori tha se paraja e hedhur në treg ka qenë sipas nevojave të ekonomisë.
Sejko u ndal edhe tek teoria e “hedhjes së së parasë me helikopter”, që ka të bëjë me injektimin direkt të parasë nga BSH tek qytetarët. Sipas tij ky është skenari i fundit.

“Është dëgjuar teoria e hedhjes së parasë me helikopter që është injektimi direkt nga banka qendrore i parasë te qytetarët. Lehtësimi sasior do të bëhej vetëm në këtë mënyrë duke blerë letra me vlerë të qeverisë. Ekziston ky skenar, e kemi njoftuar. Është skenari i fundit në rast se qeveria do i ketë konsumuar të gjitha burimet.