‘Para pak ditësh u takuam, shtrënguam duart. Paska qenë vërtet i fundit…

Muhamet Liko, i njohur si një nga parodistët e Vlorës, është ndarë papritur nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Liko ishte pjesë e katër aktorëve që prej vitesh formuan “Pardistët e Vlorës”

Të shumtë janë ata që kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet socicale:

Lamtumirë Meti!
Lamtumirë njeriu i mirë, që na falje mirësi me buzëqeshjen tënde, por edhe të qeshura me paroditë e tua. Ata ishin katër, por tani mbetën tre. I pikëlluar për humbjen tënde të papritur! Pak ditë më parë ishte takimi ynë i fundit ku shtrënguam duart. Paska qenë vërtetë i fundit.
Lamtumirë Muhamet Liko!
Do na mungosh fizkisht, por do të kemi të paharruar në zemrat dhe kujtesën tonë!