Paralajmërimi i fri.kshëm i Ilir Metës:  Hetim ndërkombëtar… Rama s’mu duk në rregull

Presidenti Ilir Meta i është përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama, ndaj tij. Në një konferencë për mediat, Meta paralajmëroi se ketë hetim dhe ndëshkim ndërkombëtar lidhur me çështjen e vakancave për Gjykatën Kushtetuese.

“I kërkoj prokurorisë të tregojë integritet për rivendosjen e besimit të opinionit te drejtësia. Të hetojë të gjithë personat e përfshirë, unë jam gati që të bashkëpunoj në mënyrë më të ngushtë, gjithçka është e mirë dokumentuar dhe përsa i takon përrallave që thoshte njëri në parlament se ‘nuk m’u duk në rregull’ i them mos i keqpërdorë më SHBA-në. Kushtetutën e kemi bërë me SHBA-BE dhe Komisionin e Venecias dhe aq më tepër për këtë çështje. Pasi për ndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje. Kjo është një provë që një ditë do të gjykohet”, tha Meta.