Paralajmërohen protesta popullore, zbulohet skenari i fortë

Opozita ka vendosur që t’i rikthehet sërish  protestave popullore deri në largimin e Edi Ramës. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në një intervistë për Ora News ka deklaruar se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.

“Protestat do të jenë të pandalshme. Një regjim i tillë kri.minal siç u vërtetua në Bruksel me gojën e presidentit Macron dhe me 9 pikat e Bundestagut të përpiluara dhe mbrojtura nga kancelarja Merkel. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër vetëm se protestë, protestë, protestë deri në fund. Kurrë nuk janë falur të drejtat veçanërisht nga një narkobandë dikujt që ja ka shkelur”, është shprehur Strazimiri.