Paralajmërohet se këtë javë…. deputeti nxjerr informacionin: Rama urgjent dorëheqje, populli do marrë në dorë…

Këtë javë nuk do të ketë Parlament dhe mbledhje komisionesh. Deputeti Lefter Maliqi thote se kjo është java e zezë për kryeministrin Edi Rama, pasi Evropa i mbylli dyert.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Maliqi nder te tjera i kërkon kryeministrit të dorëhiqet urgjent dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Postimi i plote i Maliqit:

Sapo me njoftuan se kjo jave do jete java e gjelber dhe s’do kete as parlament, as mbledhje komisionesh. Kjo jave eshte Java e Zeze per piktorin deshtak, pasi Evropa i mbylli dyert, pasi e nxiu vendin me korrupsion, droge, varferi, papunesi, shpopullim, zgjedhje moniste, shantazhime e kercenime, gazetare, artiste, prokurore, gjyqtare, opozitare, qytetare, studente, burgosje per te varfrit e kundershtaret dhe liri per boset e krimit, kapje institucionesh, shkelje te te drejtave te njeriut, abuzime me detyren, emerime nepotike, mbushi parlamentin me deputete me te shkuar kriminale, vendosi kryebashkiake te denuar ne Evrope, e la vendin pa Gjykate te Larte e Kushtetuese, me prokuror te pergjithshem te komanduar, zvarriti dosjet e pergjimeve me deputetet e ministrat e tij ne shitblerje votash, etj., etj.

Rama urgjent te dorehiqet, vendi te kaloje ne zgjedhje te parakohshme. Nëse kjo nuk ndodh, populli le te marre ne dore fatet e vendit me cdo mjet demokratik.